Reperi Capital T, i ka komentuar bukuroshes së famshme shqiptare Xhesika Berberit.
True Kapo – siç është edhe emri i tij i përdorimit në Instagram, i ka shkruar një koment bukuroshes e cila ka publikuar një fotografi ku duket shumë në formë.
E veshur me një fustan prej dantelle që i rri shumë bukur, ajo sigurisht ka marrë vëmendjen e reperit.
“Si tentene. Google it”, i ka shkruar Reperi Xhesikës, pasi ajo deklaroi se nuk e di çfarë është tentenja, e reperi i ka sugjeruar ta kërkojë në Google për ta parë e për ta kuptuar më mirë krahasimin.
Por Xhesika nuk i ka kthyer përgjigje dhe eshte ndjere e ofenduar edhe pse në fakt krahasimi ka qenë për fustanin.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, tenteni është një punë dore e bërë me grep dhe zakonisht quhen centro.