Forcat xheniere kanë bërë të mundur shpërthimin e një çante të dyshimtë të gjetur sot në qendër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”.
Ishin qytetarët që lajmëruan autoritetet pasi identifikuan çantën e hedhur në rrugë.
Efektivët e policisë ngritën një perimetër sigurie, deri në mbërritjen e forcave xheniere.
Pas u bë shpërthimi i komanduar, policia gjeti brenda çantës disa vegla pune.