Ajo është një nga femrat më të famshme dhe më të bukura në gjithë Turqinë, ka luajtur në shumë seriale deri më tani ndërkohë që tek ne është e popullarizuar nga seriali “Nëna” ku luan rolin e Zeynepit. Cansu Dere në një intervistë dhënë për mediat turke tregon më shumë rreth vetes. Thotë se pëlqen natyrën, fëmijët dhe kafshët
Shoqëroheni me njerëz që bëjnë thashetheme?
Jo, nuk kam shoqëri me njerëz të tillë, nuk preferoj mjedise me njerëz të mbushur me energji negative, shoqërohem me njerëz që i njoh dhe i dua.
Nuk jeni parë gjatë kohë me dikë në krah?
E di, por nuk kam pasur ndonjë marrëdhënie me dikë që mediat të më shohin.
Nuk keni pasur këto vite asnjë lidhje?
Nuk është që nuk jam argëtuar, por nuk më keni parë ndoshta, nuk më pëlqen të kritikohem për jetën private
Personaliteti juaj është shfaqur gjithmonë në mënyrë pozitive në media, a mendoni se do të ndryshojë në të ardhmen?
Është e vështirë të parashikohet e ardhmja, për momentin fakti që jam pjesë e serialeve sigurisht që nuk do ndryshoj në vetvete por që në rol duhet të përshtatem sipas asaj që më ofrohet.
A ju pengojnë rolet që ju ofrohen?
Deri më sot jo, kam pasur role të ndryshme ku jam shfaqur si e dashura e dikujt, si nëna e dikujt, kështu që nuk e kam pasur aspak problem të adaptohem, nuk kam besuar që do kem një ogur të mirë në këtë drejtim, fati që kam ditur të menaxhoj veten mirë është kjo që jam sot.
Të kthehemi tek serialet, ende njiheni nga roli i Ejshanit tek “Ezel”, e keni këtë problem?
Po, vazhdoj të njihem në bazë të karakterit të atij roli, edhe pse vazhdoj të punoj edhe në më shumë se pesë seriale tjera nga ajo ditë.
Mesazhet që jepni ju nga serialet?
Tash varet nga roli, unë kam pasur role të ndryshme deri më sot dhe mesazhet që kam dhënë ndoshta nuk kanë qenë gjithë të mira si duhet, ndoshta kam bërë edhe dikë të vuaj, nuk e di.