Nënkryetari i Komitetit kombëtar të Këshillit politik kinez i Kongresit kombëtar të 13-të Çang Çngli sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Sipas agjendës së publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të RM-së, Çingli do të takohet me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi. Është paraparë edhe takim me kryetaren e grupit të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës, Vlladanka Aviroviq.