Sulmuesi i krahut, Antonio Candreva, mund të largohet nga Interi në drejtim të skuadrës londineze, West Ham. Për italianin klubi anglez ka shfaqur interesim edhe gjatë verës, mirëpo lojtari vendosi qëndrimin në “San Siro”, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA.
32-vjeçari nuk po e kalon kohën më të mirë me zikaltrit, pasi ka shënuar vetëm një gol në 12 paraqitje në këtë stinor. Italiani po e mendon opsionin e West Hamit, dhe mund të largohet qysh në janar, pasi në Interi nuk po arrin të luajë rregullisht.