Edhe pse shpenzoi një shumë të madhe për të marrë Joao Cancelon nga Juventusi, Pep Guardiola duket se nuk e ka zgjidhur problemin sa i përket mbrojtësit të krahut të djathtë. Me sa duket, portugezi po has shumë vështirësi për t’u përshtatur me futbollin në Ishull, ndaj dhe drejtuesit e City-t tashmë kanë nisur punën për gjetjen e një tjetër alternative në këtë repart.
Emri që qarkullon së fundmi është ai i 23-vjeçarit, Youcef Atal, i cili luan në Francë me Nice. Lojtari më herët është ndjekur edhe nga Napoli apo Interi, por një ofertë e Manchester City-t mund t’i bindë drejtuesit e klubit francez që të heqin dorë nga algjeriani.