Inter dhe Juventus do të ndeshen këtë të shtunë në javën e 34-t të kampionatit italian. Do të jetë një sfidë me të kaluarën për yllin e Juventus-it, Joao Cancelo, i cili ka folur të kaluarën e tij zikaltër në një intervistë të dhënë për “DAZN”.
“Ardhja në Itali ka qenë një ndryshim radikal për mua. Vija nga Spanja, ku i japin përparësi teknikës, ndërsa këtu taktika është një pjesë thelbësore”, ka thënë portugezi.
“Spalletti më ka ndihmuar shumë, edhe në mësimin e koncepteve mbrojtës, i jam mirënjohës. Gjashtë muajt e kaluar tek Inter-i kanë qenë shumë të rëndësishëm për mua. Më kanë ndihmuar të transferohem tek Juventus-i, skuadra më e mirë e Italisë, me trajnerin Allegri, i cili është një nga më të mirët në botë, një njeri i madh, nga i cili duhet të mësoj akoma shumë”, p#rfundoi Cancelo.