Elisabetta Canalis, e cila njihet si tifoze e Interit ka dhënë një intervistë për revistën “Grazia”. Ndër të tjera, aktorja italiane ka folur edhe për jetën e saj private, ndërsa ka veçuar ish-sulmuesin italian, Bobo Vierin, me të cilin ka pasur një lidhje disa vite më parë.
“Ishim shumë të rinj në atë periudhë dhe me Bobon kemi kaluar shumë gjëra së bashku. Por, kur një marrëdhënie mbaron, nuk arrij që t’i mbaj lidhjet me dikë. Për më tepër tashmë është edhe Brian dhe nuk dua që t’i mungojë respekti nga ana ime, në asnjë mënyrë. George Clooney? Ka kaluar shumë kohë. I uroj të jetë i lumtur, ashtu siç jam unë tani”, deklaroi Elisabetta Canalis.