Cañada Reali një qytet në jug të Madridit, është një nga lagjet më të varfra të Evropës. Pos kësaj, janë duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike që nga dy tetori.
Saida Chadou, është një nga tetë mijë banorët e qytetit që është detyruar të përdorë qirinj çdo natë. Ajo ka një vajzë 3-vjeçare e cila rënkon nga një sëmundje e mushkërive dhe kërkon ndihmë mjekësorë.
“Është një turp. Jeta e vajzës sime tani varet nga energjia elektrike sepse ajo ka një pajisje që duhet ta përdorë kur ka probleme me frymëmarrjen”, ka thënë Chadou për euronews.
Ajo rrëfen autoritetet e vendit i kanë thënë se janë të njoftuar me rastin e vajzë dhe nuk ka pse të ankohet më.
Cañada Real është një zonë e vogël që neglizhohet vazhdimisht nga autoritetet. Pos problemit të mungesës së energjisë eletrike, ky qytet ka mungesë edhe të shërbime publike si përdorimi i transportit uran.