I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, iu është përgjigjur pyetjeve të bëra nga fëmijët e këtij programi, teksa ka zbuluar golin më emocional në karrierë. Ndërkohë nuk kanë munguar pyetjet pikante, ku spikat ajo nëse në një të ardhme Loriku do të hap një dyqan mishi.
Pse mbaje numrin 5 apo nga që bëje 5 gola për ndeshje?
Goli më emocional në karrierë?
Përveç golit që kam bërë me gruan time, atëherë kur mund të rrinim pa këmbë. Goli i parë që e kam shënuar si profesionist. Kam qenë me PSG-së dhe goli i parë që kam shënuar ka qenë shumë i veçantë.
Ke punuar si përkthyes për Kaçen dhe Gashin, kaq e vështirë është t’i kuptoni korçarët?
Ne që jemi në Kosovë, i kuptojmë me shumë vështirë korçarët, madje kohët e fundit, edhe tirnasit kanë vështirësi me korçarët. Imagjino andej nga Kosova.
Sa antidjersa harxhoja në një ndeshje?
Në fakt para ndeshjes nuk përdorja fare, që kur t’i afrohesha kundërshtarit atij t’i vinte era e keqe dhe të rrinte larg.
A vishni kanotiere?
Gruaja e ka shumë merak këtë pjesën e kanotierës dhe i kam hequr fare nga gardëroba.
A janë tifozët më të mirë ata kuqezinj?
Më të mirët janë. Normal që po.
A do hapni një dyqan mishi?
Unë e kam trashëguar profesionin e kasapit, por e bëja në fushë. E kemi në Prishtinë një.
Pse e le futbollin?
E lashë se jam plak. Jam bërë shumë i vjetër për të luajtur futboll. Do i tregoj se akoma nuk jam dorëzuar.