Borussia Dortmundi thuhet se ka marrë një përgjigje pozitive nga Emre Can, por ende janë duke negociuar me Juventusin për çmimin e mesfushorit gjerman. Alfredo Pedulla shkruan se gjermani i ka thënë ‘po’ Dortmundit në lidhje me një lëvizje në Signal Iduna Park, por verdhezinjtë janë ende duke diskutuar në lidhje me çmimin.
Gazetari i SportItalia shkruan gjithashtu se Can ka dhënë miratimin e tij për një transferim në klubin nga Bundesliga gjatë orëve të fundit dhe Dortmundi ka arritur në 20 milionë euro me ofertën e tyre për Zonjën e Vjetër.