Can nuk luan ndaj Manchesterit

Probleme për Juventus dhe nuk lidhet aspak me barazimin 1-1 kundër Genoa. Emre Can është ndalur për një problem shëndetësor dhe bardhezinjtë e kanë konfirmuar në një komunikatë në faqen zyrtare. “Futbollisti Emre Can duhet ti nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme klinike për shkak të një nodusi tiroidal që mund të kërkojë edhe mdërhyrje kirurgjike”. Eshtë shumë shpejt për të dalë në cdo lloj konkluzioni: do të jetë fondamentale të kuptohet natyra e nodusit, që mund të jetë beninj ose malinj. Për tani Emre do të mungojë me siguri transfertat e Manchester e Empolit.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com