Barcelona ka kaluar në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur me rezultat të përgjithshëm 4-0 Manchester United. Kualifikimin tutje e siguroi edhe Ajax të cilët përmbysën rezultatin në Torino, teksa ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1-1.
Quand le Camp Nou célèbre le but de Matthijs De Ligt avec l'Ajax ! #UCL pic.twitter.com/MXnB4iIe2n
— FCBFR (@FCB_NewsFR) April 16, 2019
Një moment interesant është filmuar tek minuta e 70’-të, në “Camp Nou” është momenti kur Sergi Roberto i la vendin Semedos dhe tifozët kanë shpërthyer në brohoritje. Natyrisht që nuk ishin për Sergi Roberto, por për golin që Matthijs de Ligt shënoi në Torino, ndaj Juventusit, që i dha kualifikimin skuadrës holandeze. Më shumë tifozët katalanas kanë festuar për eliminimin e Cristiano Ronaldos, që këtë sezon nuk do e kenë rival dhe nëse kualifikohen për në finale, nuk do të ketë më gjasë të përballet me Lionel Messin.
🎦 The Camp Nou celebrating Matthijs de Ligt's winning goal against Juventus for Ajax, mid-game.
Beautiful.
pic.twitter.com/eu6axosnQj
— Blaugranagram (@Blaugranagram) April 16, 2019