Presidenti i Unionit të La Ligës së Spanjës, Havier Tebas, deklaroi, dje, se Barcelona mund të
sanksionohet, nëse vazhdojnë thirrjet dhe parrullat e “pahijshme” të tifozëve të klubit
katalonjas në “Camp Nou”. Barcelona mund të dënohet me mbylljen e këtij stadiumi, nëse
tifozët e saj vazhdojnë që të shprehen mbi baza ofenduese kundër Spanjës.
“Bërtisni për pavarësinë e Katalonjës sa të doni, por që të shani Spanjën, nuk keni punë”, deklaroi ai.
Situata mund të precipitojë deri atje, sa Unioni i La Ligës spanjolle mund të marrë vendim për
mbylljen e stadiumit “Camp Nou”, parlajmëroi Tebasi.
E padëgjuar ndonjëherë, Stadiumi “Camp Nou” mund të mbyllet si dënim?