A është e mundur që çamçakëzi të vërtetojë nëse keni kancer apo jo? Kjo është plotësisht e mundur pasi tashmë përtypja e çamçakëzit zëvendëson testin e gjakut, sepse ky produkt absorbon komponimet e lëshuara nga kanceri në pështymë. E gjitha kjo është zbuluar nga një kompani bio-teknike, ku sipas saj gjatë përtypjes së çamçakëzit, në pështymë gjenden disa lëndë të quajtura “të paqëndrueshme”, të cilat janë komponime kimike të lëshuara nga kanceri. Pas përtypjes përgjatë 15 minutave, merret në analizë produkti për të parë nëse është apo jo i prekur nga kanceri. Nga kërkimet e bëra nga shkencëtarët e Alabama-s, janë zbuluar lloje të ndryshme çamçakëzësh të cilët zbulojnë kancerin pankreatik, kancerin e mushkërisë dhe kancerin e gjirit. E vërteta është se tashmë testet e gjakut, biopsitë apo aplikimet e ndryshme për zbulimin e kancerit do të zëvendësohen lehtësisht me çamçakëzin.