Sir Alex Ferguson ishte trajner i Manchester United për 26 vite, por që është e çuditshme se kishte harxhuar 3 mijë pako çamçakëz gjatë asaj periudhe.
Legjenda skoceze ishte më i miri në histori të ‘Djajve të Kuq’, gjersa në çdo ndeshje mund ta shikonit duke u përtypur, bën të ditur lajmi.net, transmeton gazeta Koha.
Në faqen e njohur të shitjes së produkteve online ‘ebay’ është duke u shitur çamçakëzi që e kishte përtypur Sir Alex Ferguson në ndeshjen e fundit te Manchester United.
Ish-trajneri i skuadrës angleze kishte barazuar në ndeshjen e fundit 5 me 5 ndaj West Bromit më 19.05.2013, gjersa çamçakëzi i tij është duke u shitur për 390 mijë funte.
Në faqen e njohur tashmë ka dal një postim që tregon vlerën e çamçakëzit, e që është për tu befasuar.