Para 170 viteve, konkretisht më 23 shtator të vitit 1848, është zhvilluar prodhimi i parë i çamçakëzit komercial nga John Curtis në Bangor, Maine në ShBA. Çamçakëzi po në të njëjtën ditë është hedhur në tregun ‘The State of Maine Pure Spruce Gum’.
John B. Curtis dhe familja e tij e zhvendosën biznesin e tyre të çamçakëzit në objekte më të mëdha në Portland, Maine, ku themeluan një firmë të re me babanë e tij, “Curtis & Son”.
Kompania Curtis lulëzoi dhe biznesi u rrit. Ai kishte më shumë se 200 të punësuar. Jonh Bacon Curtis zhvilloi një makinë për prodhimin e çamçakëzit në masë. Nga fabrika e tij dolën tetëmbëdhjetë kuti çamçakëzësh në një ditë.
Tradita kulturore e çamçakëzit duket se është zhvilluar me anë të një procesi konvergjence evolucioni, pasi gjurmët e këtij zakoni janë shfaqur veçmas në shumë prej qytetërimeve të hershme. Çamçakëzët e hershme, jo domosdoshmërish, nxjerrnin dobi ushqyese nga substancat e tyre.