Zgjerimi i Bashkimit Evropian do të jetë në agjendën e kryesimit rumun me Këshillin e Evropës që duhet ta ndërmarrim për disa ditë, ndërsa do të përqendrohemi në Maqedoninë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, porositi ministri rumun i deleguar për Çështje Evropiane Gjorgje Çamba pas takimit me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani në Shkup.
Ai i përshëndeti dhe i inkurajoi përpjekjet e Qeverisë dhe Kuvendit për ratifikim të Marrëveshjes së Prespës dhe shtoi se kryesimi rumun do të angazhohet për kohezion dhe vlera të përbashkëta evropiane, ndërsa zgjerimin e vlerësoi si një nga politikat më të suksesshme të BE-së për të cilën, siç tha Rumania ka shumë për të thënë dhe dëshiron t’i shpërndajë përvojat e tyre.
“Marrëveshja e Prespës është shembull pozitiv për Evropën dhe flet shumë për rëndësinë e saj, për edhe për vlerën e Qeverisë së Maqedonisë dhe për fqinjët që tentojnë t’i zgjidhin kontestet dhe të gjendet zgjidhje e përbashkët. Pikërisht një nga rezultatet e para të kryesimit rumun do të jetë zgjidhja e një nga problemeve dhe çështjeve më të mëdha gjeografike. Do të punojmë së bashku me Komisionin që të gjenden hapat më të mirë taktik për Maqedoninë që ta arrijë qëllimin e saj strategjik, ndërsa kjo është që të fillojë procesi i bisedimeve. Gjatë kryesimit do të ofrohemi që të veprojmë në emrin tuaj që të shtyhet agjenda pozitive për zgjerim me Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Çamba.
Ministri rumun i përshëndeti edhe hapat të cilat i bën vendi drejtë NATO-s dhe shtoi se stabilizimi i rajonit është hap i rëndësishëm, ndërsa Aleanca dhe BE-ja, potencon, janë të rëndësishme për gjithë rajonin që të dalë nga sfera e ndikimeve politike. E inkurajoi Qeverinë që të vazhdojë me hapat e reformave dhe shtoi se reformat për hyrje në BE nuk janë vetëm për rritjen e ekonomisë, por për modernizimin e shoqërive.
Zëvendëskryeministri Osmani tha se i vjen mirë që një vend i rajonit, mbështetës i joni, i cili ka interesat e veta që rajoni të jetë pjesë e Bashkimit Evropian do të kryesojë me Këshillin e BE-së, në, siç tha, një moment të rëndësishëm historik kur presim që formalisht të definohet data për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë.
“Rumania është mike shumëvjeçare dhe mbështetëse e aspiratave euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe ardhjen e ministrit Çamba sot, këtu në vigjilje të marrjes së Kryesimit me BE-në, nënkupton edhe një porosi plus se agjenda e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor dhe progresin e Maqedonisë drejtë BE-së do të jetë në nivel të lartë të prioriteteve në gjashtë muajt e ardhshëm”, tha Osmani pas takimit.
Ai theksoi se e ka njoftuar ministrin rumun me progresin në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe se po kalohen ditët e fundit nga zbatimi i marrëveshjes historike.
Ai e ka informuar edhe për skriningun të cilin e ka filluar vendi dhe për përgatitjet e strukturave negociatore për fillimin e bisedimeve në vitin 2019.