Nga Adelina MARKU
“Të lazdrum dhe të prapsum …prandaj dhe të papërmirsushëm !‘’- kështu kahera do e definoja shoqërinë dhe elitën politike përfaqësuse të Maqedonisë. E adresoj ‘’elitën politike’’ e jo në veçanti votusin e zakonshëm, ngase ky/kjo i/e fundit diktohet nga disponmimi i eliatve politike që shkojnë e vijnë. Ma së lehti e që ngahera do e kisha krahasu lidershipin politik këtej me punën e atij(asaj) alkoholikut/es kronik/e i/e cili/a nuk din as me mendu pa e dozu veten e çdo ditë me raki , por ama kur t’a pyesësh se përse aq shumë iu jep raki damarëve të vet, ai/ajo hidhërohet e bëhet pothujse kulshedër sepse vazhdimisht mohon realitetin e vet të alkoholikut/es kronik/e. Doemos që është i rrëndë dhe i dhimbshëm shërimi nga alkoholizmi ndërsa shkëputja nga iluzioni dehan alkoholik e gjer në pranim realiteti mund të pranohet edhe si traumë , ngase vitet kanë ikur mbytur n’alkohol! Me një fjalë shteti ynë, para referendumit që vjen është në terapi ç’alkoholizimi dhe dorën në zemër kjo në përkthim mund të jetë një traumë e re për të gjithë ne!
Vij në këtë kokluzion pasi asaj kohe referendumin e parë e kaluan me traumë shqiptarët, prandaj dhe e bojkotuan. Ata nuk ishin dakord me moralin ideologjik të referendumit! Të dytin po e quaj ( nënshkrimi i marëveshjes), pra Marëveshjen e Ohrit e kaluam rrejshëm , ngase asokohe nuk kishte e për habi edhe kësaj kohe nuk ka spikatur ende vetëdije sovrane/autentike/burimore mbi barazinë e popujve që jetojnë në shtet, prandaj marëveshja u sponzorua nga gjigandët politikë të perëndimit progresist. A kishte moral ideologjik për të gjithë palët kjo mareveshje? Jo, sepse kishte barazinë për qëllim! Tjetër është se edhe asaj kohe , njajt si sot, kundërshtarët ishin shumicë që jetonin/e jetojnë ende në iluzionin e etnomazhoritarit! Ky i treti tani, na gjen të traumatizuar e me shumë pikëpyetje mbi cilësinë e vetë shoqërisë, elitave politike e institucioneve shtetërore. Por në anën tjetër, gjigandët e perëndimit nuk heqin dorë nga sponzorimi drejt suksesit të këtij referendum! Unë nuk kam dilema se shteti përsëri do fitojë në këtë lojë, Por nuk kam edhe as një pikë dilemë se alkoholikët kronikë do bëjnë të pamundurën që të vazhdojnë së jetuari në iluzionin që kanë mbarsur fantazive veta etnonacionaliste ose atzre që indoktrinojnë identitetin kulturor! Propagandën për suksesin e referendumit unë do e quaja edhe si hyrje në nivel vetëdijësimi politik për sovranitetin e shtetit, sado ajo, pra propaganda, mund të duket akute dhe prandaj e përkohshme , madje jomjaftushëm e dizejnuar si për shije të atij/asaj të cilin/ën elita e njajt politike e ka mbajt në gjendje alkoholiku iluziv për aq gjatë kohë! Ai /ajo mban të drejtën t’i thotë kësaj propagande : nuk më bind mjaftueshëm !!!
Edhe ne shqipatërt, por në një formë tjetër subgrupesh, hyjmë në grupin e të alkoholizuarve prandaj le mos e mohojmë fantazinë tonë të korruptuar nga ndikime të çfarëdoshme. Të kapluar nga ndjenja e imponuar për të vendosur veten në pozitën e të dytit, ne sekondojmë veten me defanzivë dhe çdo gjë që ka të bëjë me shtetin , ne mendojmë se duhemi t’a bëjmë nga pozita e sekondarit e jo shtetarit! Kështu, tuj e katapulltu veten në grupin e polltronëve , në grupin e inferiorëve ose në grupin e intrigatorëve, pak nga ne kemi arritur të kuptojmë edhe avangardën në politikë por edhe në shoqërinë civile. Madje,sëfundmi këta ndikime plotësuan një shpraztinë që intrigatorët, polltronët, të korruptuarit ndër ne e lejuan të zhvillohet shpejt; Shpraztinë kjo që ka ardhur si rezultat i diskriminimit dhe jo-barazisë së gjatë në shtet, por ma së shumti si rezultat i vetëkorruptimit të eliatve tona përfaqësuese dhe rrënies së kuptimit cilësor për shtërngim të fuqishëm pas identitetit kulturor! Prandaj, shumë votues potencialë shqiptarë, ndër të rinjtë shumica nga ta, i gëzohen më shumë fitores së Presidentit të Turqisë ta zemë se sa fitoreve të liderëve lokalë, ose garave elektorale të emigranëtve shqiptarë ne Zvicër ose SHBA se sa garës për shtetin në NATO ; ose të rinjtë sot fuqishëm refuzojnë të krijojnë shansin për veten e vet në vendin e vet! Dilema e tyne sot është : kur shteti më dytësoi prindin, përse ky të jetë ndryshe me mua?! Ky inercion shoqëror, këto simpati difuze politike, këto vetëpozicionime të trashëguara dytësore, do thoja anakronike madje , do bëjnë që thirjet për dalje në referendum t’i kuptojnë si hyrje në një traumë të re, konfuze dhe jo mjat të argumentuar nga politkanët vendas! Atyre , shumë pak iu besojmë ! Dhe ndoshta me të drejtë , ngase në jetën e tyre shumë lëvizje tektonike të këtij lloji kanë ndodhur ( tre nga to përmenda mëlartë) por cilësia e jetës së tyre ka degdisur edhe më keq! Besimi në përfaqësuesit e tyre është pothujese minimal…atëherë ku të bazojnë shpresën për shtetin dhe veten në shtet , këta votues?!
Mbetëm të prapsum për shumë gjatë kohë dhe shansin që sponzorët ndërkombëtarë na e jepnin, jo mjaftueshëm e përpunonim! Prandaj, shumë shtresa psikologjike ka krijuar prapsimi i gjatë i shtetit, është si të thuash një pluralizëm pakënaqësish dhe prandaj ndër ne kemi indoktrinime plurale që mbeten të funkcionojnë jashtë orbitave të sistemit në dukje , ndërsa mistershëm veprojnë Brenda sistemit !
Të ndodhur para një moment historik- siç thonë- që duhet të përcjell ky referendum tek ne , mundohem të hyj në kpucën e gjithë atyre që nga lazdrimi refuzojnë të përkrahin të njëjtin ose nga ata që thjesht , nuk i zenë besë shtetit më! Të mbetesh i lazdruar nga shteti tan’ jetës, në gjuhën politike përkthehet si parazitizëm kronik dhe ky është një ves antishtetari në esencë, ndërsa të mos i veshish besimin në shtet vetes do të thotë se po eliminon veten nga shteti me vetëdorë. ‘’Maqedoninë shumë nga shtetet fqinje nuk hezitojnë t’a shohin ende si jastëk për kokat e tyre ( citat: Arbën Xhaferi)’’ , prandaj, pyetjes se përse kaq sponzorë të fuqishëm gjeostrategjikë po vizitojnë Maqedoninë kësaj periudhe para ditës D është e lehtë t’i përgjigjesh. Ata thonë një mesazh të vetëm dhe japin një mësim për të nxënë : bëjeni shtetin jastëk për kokat tuaja dhe zbuteni pellgun e tij ju vetë! Ballkani duhet të mësojë të projektojë progresin prandaj investimi ynë është capital në arkitetkurën shtetare! Është shansi i fundit për ju!
Kam një shpresë të zbehtë , por mëgjithatë shpresë e mban emrin, se alkoholiku edhe mund t’a kalojë me sukses terapinë, por vetëmse nëse morali i së ardhmes së tij/saj qëndron tek barazia me Tjetrin dhe tek Pranimi. Ndryshe …gjërat kthehen si bumerang fatal!
Prandaj unë, do votoj PËR! As e lazdrume e as e vetëpërjashtuar, por një shtetare autonome!
(Autorja është kolumniste e gazetës KOHA dhe shpreh qëndrimet e veta individuale e jo të institucionit në të cilin është e punësuar)