Një gjest i madh nga mesfushori i Bayer Leverkusenit. Pas vendimit të FIFA-s për ta dënuar me katër muaj mos lojë, mesfushori Hakan Calhanoglu ka njoftuar klubin e tij Bayer Leverkusen se ka nuk pranon që të paguhet në këtë periudhë. Reprezentuesi turk u dënua nga FIFA për shkak të shkeljes së kontratës me Trabzonspor në vitin 2011. Calhanoglu ka deklaruar se Leverkusen nuk është i përfshirë në këtë çështje dhe për këtë arsye nuk ka nevojë që ta paguajë, transmeton KosovaPress. “Bayeri nuk ka lidhje me këtë rast”, ka thënë ai. “Edhe pse klubi tashmë është prekur nga ky dënim, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë financiar. Kjo është arsyeja që unë nuk dua ta dëmtoj më shumë klubin dhe i kam njoftuar ata që mos të më paguajnë në periudhën sa jam i dënuar”, ka përfunduar Calhanoglu