Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e pensionit për viktimat e dhunës seksuale gjatë kohës së luftën në Kosovë. Sipas vendimit të Qeverisë, pensioni për këtë kategori do të jetë 230 euro. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha se ky vendim do të garantojë fillimin e një proces serioz ndaj kësaj kategorie. Sipas tij, kjo kategori do të ketë trajtim të mirëfilltë. Po ashtu, është themeluar edhe sekretaria e Komisionit për njohjen dhe verifikimin e viktimave e statusit të viktimave seksuale gjatë luftës.