Shkup, 19 nëntor – Personeli makinerik dhe ekzekutiv i HM Transporti SHA Shkup kërkon të zhbllokohet llogaria e HM Transportit, e cila, siç pohojnë, është bllokuar nga data 2 e kltij muaji për shkak të borxhit prej 60 milionë denarëve për llogari të papaguar për energji elektrike ndah një ndërmarrjeje nga Bullgaria.
Dushko Çakarovski, kryetar i Personelit të pavarur makinerike dhe ekzekutiv, për MIA-n deklaroi se nëse deri të enjten nuk tejkalohet problemi edhe i personelit makinerik edhe i atij ekzekutiv dhe nuk u paguhen rrogat dhe shpenzimet materiale për muajin tetor, ata prej të premtes në mëngjes në orën gjashtë nuk do t’i kryejnë obligimet e punës.
“Llogaria e ndërmarrjes tonë është bllokuar prej 2 nëntorit nga ndërmarrja-njeri nga Bullgaria me emër RISIVAR për energji të papaguar elektrike në vlerë prej 60 milionë denarëve dhe atë në kohë kur ndërmarrja punonte në mënyrë më prëfituese (kishte transport të emigrantëve ku shkuan ato mjete të mëdha) prej vitit 2016 dhe nuk mund të funksionojmë. Kërkojmë nga strukturat më të larta në shtet që të intervenojnë me kohë dhe ta zgjidhin këtë problem në mënyrë që të funksionojë hekurudha, e me atë edhe ekonomia e vendit”, deklaroi Pakarovski.
Ai shpreson se Ministria e resorit, e Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeveria do ta zgjidhin problemin dhe nuk do të vijëp deri te ndërprerja e transportit të lëndëve të para për ekonomi dhe do të mund të qarkullojnë edhe trenat transitorë ndërkombëtarë.