Shkup, 13 dhjetor- Personeli makinist dhe ekzekutiv pranë HM Transporti SHA Shkup në takim me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i resorit, Goran Sugareski mori premtim për pagesë të pjesës së dytë të rrogës së tetorit gjatë ditës apo më së voni deri nesër, por derisa nuk transferohen paratë nuk do të ndërpritet bllokada e komunikacionit hekurudhor.
Këtë e deklaroi për MIA-n, Dushko Çakarovski, makinist në HM SHA Transporti pas takimit me përfaqësuesit qeveritar dhe menaxhmentin e ndërmarrjes ku u kërkua zgjidhje për pagesë të pjesës së dytë të rrogës së tetorit për të cilën tashmë dy ditë tërësisht janë ndërprerë komunikacioni hekurudhor i mallrave dhe i udhëtarëve.
Trenat do të nisen kur do të paguhen paratë, tha Çakarovski, duke e transmetuar qëndrimin e të punësuarve.
Siç informon, në takim u është thënë se tani për tani nuk mund të garantohet se deri më 25 dhjetor do të paguhet në tërësi rroga për nëntor, siç kërkuan të punësuarit, dhe për atë lihet hapësirë që të bisedohet plotësisht.
Për epilogun nga takimi përfaqësuesit e personelit makinist dhe ekzekutiv paralajmëruan deklaratë për në orën 12:00 para HM SHA Transporti.