Tiranë, 26 gusht – Shefi i diplomacisë shqiptare, Gent Cakaj u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve nga Mali i Zi, që në zgjedhjet vijuese, të dalin sa më masovikisht të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre demokratik, me qëllim që të përforcojnë dhe ruajnë projektin euroatlantik të Malit të Zi, informon gazeta KOHA.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombëseve tanë, vllezërve tanë në Mal të Zi, të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur fuqimisht Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi. Kjo listë nuk lidh për herë të parë vetëm Malësinë e Ulqinin por duhet të bashkojë gjithë shqiptarët pa dallim”, thuhet në thirrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj. (Koha.mk)