Zagreb, 7 tetor – Ministri në detyrë për Evropën dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj sot në Zagreb ka deklaruar se qeveria shqiptare mezi pret të bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës.
Cakaj i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci sot është takuar me kryeministrin Andrej Plenkoviq dhe kolegun e tij kroat Gordan Gërliq Radman, transmetojnë mediat kroate.
Pas takimit me kolegun e tij kroat ai ka thënë se zgjedhjet e djeshme në Kosovë janë shembull i sjelljes gjatë zgjedhjeve.
I pyetur për koment të rezultatit zgjedhor të cilët tregojnë se i fitues i sigurt i zgjedhjeve është Albin Kurti, Cakaj ka thënë se “Qeveria e Shqipërisë mezi pret të bashkëpunojë me Qeverinë e re të Kosovës”.
“Bashkëpunimi mes dy shteteve vetëm do të thellohet”, ka deklaruar shefi i diplomacisë shqiptare, i cili është i lindur në Kosovë.(koha.mk)