Valon Ademi është një biznesmen kosovar, i biri i Imer Ademit që zyrtarisht e ka në pronësi kompaninë “Alko Impex”. Kjo kompani njihet për tenderët që i merr në Kosovë e Shqipëri. Në shtetin shqiptar mediat kanë bërë publike një sërë shkeljesh në tenderë publikë me Bashkinë Tiranë, Elbasan, Dibër e të tjera si dhe akuza seka falsifikuar dokumentet dhe për një tender milionësh në Bashkinë Kavajë.
Në regjistrin shqiptar të bizneseve “ALKO-IMPEX General Construcion” për përfaqësues ligjor e ka edhe Valon Ademin. Edhe në Kosovë kjo kompani nuk rri larg tenderëve. Pas marrjes së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë nën drejtim nga ana e Gent Cakajt nga Kosova, ky i fundit ka larguar nga këto privilegje disa biznesmenë kosovarë. Ka larguar edhe Valon Ademin.
Në njoftimin që Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë i ka dërguar ambasadorit të këtij shteti në Prishtinë, që e posedon Insajderi, bëhet me dije se Valon Ademi më nuk është konsull nderi. Dokumenti është i fundit të korrikut të këtij viti.
Derisa babai i tij, Imeri është pronar i “Alko Impex”, Valon Imeri sipas regjistrit kosovar të bizneseve del se ka pronësi ose aksion edhe në firmat “Multimedia Group”, “2A Group”, “Hidroenergji Lepenc” dhe ëprfaqësues i firmës “2T SH.P.”, Dega në Kosovë.