Tiranë, 11 mars – Ministri shqiptar për Evropë dhe Punë të Jashtme Gent Cakaj në takimin e sotëm të Këshillit kombëtar për integrim, dorëzoi raport për plotësimin e kritereve për fillim të negociatave me BE-në dhe u bëri thirrje faktorëve politik të bashkëpunojnë.
Cakaj tha se në qershor pret vendim pozitiv për negociatat, duke potencuar se të gjitha rekomandimet janë plotësuar. Ai ka apeluar se tani është momenti për dialog jo vetëm me BE-në por edhe për dialog të brendshëm.
“Situatat në Shqipëri polarizohet dhe ky nuk është vetëm proces i thjeshtë i cili kërkon dialog me vendet anëtare të BE-së, por ndoshta edhe dialog të brendshëm politik që të sigurohet konsensusi i nevojshëm në zbatimin e reformave të nevojshme në këtë qëllim”, theksoi Cakaj.
I pyetur para Këshillit nëse është e mundur zgjedhjet në Parlamentin Evropian t’i anulojnë negociatat, Cakaj theksoi se vonesa mund të ketë vetëm në shpalljen e raportit, por jo edhe sjellja e vendimit në qershor.
Në lidhje me mundësinë nga rritja eventuale e numrit të vendeve skeptike, ai nuk dha përgjigje direkte, por potencoi se “vazhdon puna në bindje të vendeve anëtare të cilat janë relativisht skeptik drejt procesit të zgjerimit në tërësi”.
Këshilli kombëtar shqiptar për integrim, pas pushimit disamuajsh, sot e mbajti takimin e parë për këtë vit, në të cilin është debatuar për rrjedhën e reformave në gjyqësi, si një nga kriteret e rëndësishme për anëtarësim në BE.(koha.mk)