Shkup, 27 shkurt – Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj po qëndron në një vizitië dy ditore në Shkup dhe në një takim me homologun maqedonas, Nikola Dimitrov ka folur rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi. Cakaj nga Shkupi tha se Shqipërisë i takon ta mbështesë pozicion e Kosovës në këtë proces. Ai tha se Shqipëria ka një rol mbështetës për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Konsiderojmë se çdo marrëveshje Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë, që siguron perspektivë evropiane dhe ulëse në OKB për Kosovën”, tha Cakaj, transmeton Gazetametro.
Po ashtu ministri Cakaj ka thënë se miratimi i Ligjit të Gjuhëve dhe Marrëveshja e Prespës është një arritje historike për Maqedoninë, mbështetja e Shqipërisë për shtetin maqedonas do të jetë i vazhdueshëm.
“Miratimi i Ligjit të Gjuhëve dhe Marrëveshja në Prespë është arritje historike. Vendi është i orientuar drejt qëllimeve të veta strategjike në paqe, siguri dhe prosperitet. Forcimi i dialogut politik dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik, interes i përbashkët. Mbështetja e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO është më e fortë se kurrë. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, fitore dypalëshe. Vlerësim për arritjet e Maqedonisë së Veriut në forcimin e bashkëpunimit rajonal. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, rol kyç në arritjet e demokratizimit të shoqërisë së vendit”, ka shtuar Caka. (koha.mk)