Cakaj: Luginës së Preshevës, kauzë që na detyron të gjithëve

35

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim studentët e Luginës së Preshevës që studiojnë në Shqipëri.

“Mbështetja e Shqipërisë është e një rëndësie të patjetërsueshme për ngritjen shoqërore dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kjo kauzë na detyron të gjithëve”- u shpreh Cakaj në një reagim në facebook lidhur me takimin.

Në takim u diskutua edhe për përgatitjet që po bën qeveria shqiptare për të filluar me projektin e trajnimit të mësuesve shqiptarë dhe plotësimin me tituj bashkëkohorë e shkencorë të librarive të Luginës së Preshevës.

“Edhe me masa të tjera mbështetëse së shpejti…”- lajmëroi kryediplomati në postim.