Cakaj: Kontributi i SHBA-së në rajon, i pazëvendësueshëm

4

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se emërimi i Matthew Palmer si përfaqësues i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor është lajm pozitiv dhe inkurajues për rajonin.

“Emërimi i z. Palmer nga sekretari i Shtetit, Pompeo është shprehje e një angazhimi shtesë të ShBA-ve në shërbim të këtij synimi të jashtëzakonshëm parimor e strategjik”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Cakajt:

Emërimi i zëvendësasistentsekretarit të Shtetit, z. Matthew Palmer, si përfaqësues i posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor është një lajm jashtëzakonisht inkurajues dhe pozitiv për rajonin në përgjithësi dhe Shqipërinë në veçanti!

Kontributi i ShBA-ve për të zhvilluar më tej një rajon të mbështetur në vlera demokratike, stabilitet të qëndrueshëm dhe drejtim euroatlantik në përgjithësi është i pazëvendësueshëm.

Emërimi i z. Palmer nga sekretari i Shtetit, Pompeo është shprehje e një angazhimi shtesë të ShBA-ve në shërbim të këtij synimi të jashtëzakonshëm parimor e strategjik.

Përndryshe, mbështetja e pakursyer që në fillim e z. Palmer për hapjen e negociatave për Shqipërinë në tetor është domethënëse në vetvete!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten referencë e pazëvendësueshme politike dhe diplomatike e Shqipërisë!

Comments are closed.