Pas një studimi disavjeçar me 131.401 persona dolën edhe përfundimet mbi të mirat apo të këqijat që mund të sjellë çaji dhe kafeja tek organizmi ynë. Personat të cilët konsumonin shpesh kafe (4 filxhanë në ditë) kishin qenë më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare dhe sidomos ata që pinin edhe duhan. Në fakt sasia e duhanit të konsumuar rritet në përpjesëtim të drejtë me pirjen e kafesë. Tek personat që pinin çaj u vu re tjetër gjë. Ata që konsumonin shumë çaj kishin më pak mundësi të vdisnin nga sëmundjet e zemrës sesa ata që nuk pinin fare. Nga ana tjetër, kush pinte më shumë çaj konsumonte më pak duhan. Konsumatorët e çajit e ulnin me 24% mundësinë e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare në krahasim me konsumatorët e kafesë. Në fund duhet cekur se dashamirët e çajit kanë një jetë përgjithësisht më të shëndetshme se të tjerët.