Çaji i nxehtë, tullumbat e ëmbël, rrugët e shtruara më gurrë gjallëronin, ndërsa rrojtoret dukeshin sikur jenë pjesë e një filmi të xhiruar në shekullin e kaluar. Përshtypje e këtillë fitohet pasi t’i shohësh fotografitë e shkrepura nga celulari i llojit Samsung „Galaksi S8+“ (Galaxy S8+) nëpër Çarshinë e vjetër të Shkupit. Reshjet e shiut të ditës së shtunë nuk ishin pengesë për celularin të regjistron atmosferën në Çarshi e cila edhe përkundër të gjitha ndërhyrjeve të stilit modern dhe komerciales edhe më tej çarshia gjallëron me stilin e tij të vjetër unik. Shitësit kishin nxjerrë para dyqaneve të tyre stolitë dhe suveniret me motive maqedonase, shqiptare dhe turke. Vizitori që vjen për herë të parë në ketë pjesë të qytetit menjëherë i bie në sy multietnititeti, i cili është karakteristikë e çarshisë sonë të vjetër si me e madhja në Ballkan.
Interesi ynë ishin rrugët e zanateve të vjetra. Për fat të keq dyqanet e zanateve të vjetra ka kohë që janë rralluar ndërsa kohës i kanë mbijetuar vetëm disa dyqane zanati. Edhe ata pak dyqane që kishin mbetur zgjonin kureshtjen e turistëve. Pothuajse secili dyqan farkëtarie apo teneqepunues kishte nga një turist që shikonin me kureshtje se çka dhe si punohej brenda në këto dyqane. Kishim fat pas shpinës së mjeshtrit, pa na vërejtur se po e fotografonim (me Samsung Galaxy S8+) të shohim se si e mprehte sëpatën në punëtorinë e tij të vjetër.
Në mesin e këtyre zanatlinjve ka të tillë që janë gjetur edhe në kohën moderne, dhe kërkojnë nga turistët të paguajnë nëse duan t’i fotografojnë apo t’i xhirojnë se si sipas metodës së vjetër përpunohet hekuri. Tregime të veçanta në çarshi janë dhe rrojtoret që nuk mund t’i anashkaloni. Edhe pse në zemrën e çarshisë është futur thellë modernizimi pronarët e këtyre dyqaneve si për inat edhe më tej rrojtoret e tyre i mbajnë si kur të jenë në një kohë tjetër. Karriget e vjetra, fotografitë e zbehta, pasqyrat e vjetra, por me shpirt të çiltër dhe mjeshtër të disponuar për biseda ka në secilwn nga këto rrojtore.
Tregim në vete është gjyshi Mendo shitës i gjërave të vjetra dhe mallrave të ndryshëm Ai pothuajse gjithë rrugicën e ka zbukuruar me xhezve, filxhan, garnitura për çaj, radio të vjetra, medalje, kaput të vjetër të ushtrisë jugosllave , orë të vjetra që matnin ndonjë kohë të kaluar. Të gjitha këto mallra ofrohen më çmime të ndryshme në dyqanin e tij i cili thotë se është më i vjetri dyqan në çarshi. Vetëm të huajt interesohen. Sa po i shohin këto gjërat, i fotografojnë menjëherë dhe i blejnë. Entuziazmohen edhe nga dyqani, i cili është më i vjetri në çarshi dhe nuk e ndërroj – na sqaron gjyshi Mendo, derisa kalimtarëve ju thoshte „bujrum, bujrum “ dhe i ftonte t’i shihnin të gjitha memoriet dhe kohën e kaluar që ai ua ofronte nga dyqani i tij antik.
Shëtitjen nëpër çarshi nuk mund ta përfundosh pa çajin e zi klasik, çajin turk. Në fund pimë edhe ka një çaj. Pasi u ngrohem pak, u nisëm mes kalldrëmit në një pasdite me shi dhe e lëshuam këtë oazë të vogël që na e kujton Shkupin e vjetër. Që shëtitjen ta kemi në kujtimet tona, i fotografuam të gjitha momentet që na u duken interesante. Edhe pse binte shi celulari „Galaxy S8+“, në mënyrë perfekt e bënte punën e tij, arriti të kapte çdo çast nga përditshmëria e çarshisë, aspak pa i penguar shiu. Opsioni HDR, në kamerë shënoi fotografi të njëjta sikur edhe dyqanet e vjetra që dukeshin sikurse të jenë vizatuar në stilin e vjetër. Edhe pse koha ishte me të reshura shiu, kamera i kapi të gjitha ngjyrat e çarshisë.