Çairi po ballafaqohet me një kaos të madh të komunikacionit për arsye të mungesës së parkingjeve. Për gazetën KOHA, kryetari i Komunë së Çairit, Visar Ganiu dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, u zotuan se ajo që është premtuar gjatë fushatës zgjedhore, do të realizohet, pasi tani tregu i gjelbër është duke u ndërtuar e ku do të ketë parking për rreth 240 vende
Qefser ABDYLI
Shkup, 21 shtator – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, në Komunën e Çairit, në lagjen Dizhon është promovuar parku i ri, në të cilën morën pjesë vet kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ministri i Ekologjisë, Sadulla Duraku, si dhe drejtori i N.P “Parqe dhe Gjelbërim”, Adrijan Muça. Gjatë kësaj ceremonie patëm rastin që të marrin nga një përgjigje nga Kryetari i Çairit z. Ganiu, si dhe nga kryetari i Qytetit të Shkupit z. Shilegov, lidhur me parkingjet ku tash e një kohë Çairi po ballafaqohet me një kaos të madh të komunikacionit për arsye të mungesës së parkingjeve. Për gazetën KOHA, theksuan se ajo që është premtuar gjatë fushatës zgjedhore do të realizohet,pasi tani tregu i gjelbër është duke u ndërtuar ku do të ketë parking për rreth 240 vende mbi tregun e gjelbër.
“Ajo se çfarë është premtuar gjatë fushatës zgjedhore do të realizohet, ju e dini që tani është duke u ndërtuar ‘Tregu i Gjelbër’, në të cilën do të ketë parking për 240 vende mbi tregun e gjelbër, gjithashtu jemi duke i përpunuar të gjitha planet detaje, do me thënë për ti realizuar pullat e ndërtimit të reja për parkingje dhe ato janë në procedurë e sipërm, ku me kalimin e planeve detale të reja do të kemi shumë më tepër vende për parkingje. Gjithashtu kemi filluar dhe një procedurë, jemi duke e parë anën juridike se si të realizojmë për parkingjet të cilat do të jenë me karakter të përkohshëm, por do të jenë parkingje që do të ndihmojnë dhe do ti shërbejnë shumë qytetarëve tanë, ato do të jenë parkingje në kate por me sistem të montuar”, tha Ganiu.
Ai gjithashtu shtoi se lidhur me këtë projekt është duke u bashkëpunuar edhe me Qytetin e Shkupit, pasi që ndërmarrja për parkingje është nën kompetencat e Qytetit të Shkupit, dhe shprehë gatishmëri që nëse pajtohen dhe ata të shkojnë në një partneritet dhe bashkëpunim për ndërtimin e parkingjeve në të ardhmen. Ndryshe nga Visar Ganiu, Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov këtë e quajti një çështje komplekse pasi bëhet fjalë për një mungesë serioze të hapësirës dhe shpreson që shumë shpejtë do të ketë vendetë reja të parkingut që kaosi në komunikacion të zgjidhet.
“Parkimi në Çair është një çështje komplekse për shkak se bëhet fjalë për një mungesë serioze të hapësirës, por ne tash jemi në një fazë kur në Komunën e Çairit, duhet të përpunohen disa parkingje montuese, vende këto të cilat vetëm komuna do ti zgjedhë. Në pajtim me Planin Gjeneral dhe Detal Urbanistik, kemi parasysh në një të ardhme të afërt të fillojmë me një investim të hapjes së vendeve të reja të parkingut. Besoj se gjatë këtij viti si Qyteti i Shkupit ashtu edhe Komuna e Çairit, do të arrijnë që qytetarëve të kësaj ane t’ju ofrojnë vende të reja të parkingut që kaosi në komunikacion në disa pjesë të komunës të zgjidhet. Qëllimi im si kryetarë është që të gjithë qytetarëve të Shkupit t’ju ofrojmë kushte të barabarta të jetës urbane”, tha Shilegov. Gjithashtu në kuadër të këtij promovimi mbajti fjalim dhe Ministri i Ekologjisë, Sadulla Duraku si dhe Drejtori i N.P “Parqe dhe Gjelbërim” Adrijan Muça, ku theksuan që çdoherë do të jenë të gatshëm që të ndihmojnë nëpër ambiente të hapura ku janë në dobi të popullit. (koha.mk)