Shkup, 7 shtator – Hapësirë e re e gjelbërimit me sipërfaqe prej 3865м² do të ngritët në Komunën e Çairit, njofton Koha.
“Nuk ndalemi vetëm këtu vazhdojmë me realizimin e projekteve që janë miratuar nga Qyteti i Shkupit, e që kanë të bëjnë me ngritjen e hapësirave të reja të gjelbërimit me sipërfaqe prej 35.500 м² edhe atë në komunat Karposh, Aerodrom, Gjorçe Petrov, Qendër”, ka thënë drejtori i NP Parqe dhe Gjelbërime, Adrijan Muça.
Punën e palodhshme për krijimin e mjedisit jetësor ekologjik e të shëndosh që po e realizon Qyteti i Shkupit dhe NP “Parqe dhe gjelbërime” për banorët e Shkupit, e përshëndeti me prezencën e tij edhe kreu shtetëror – zv. kryeministri Bujar Osmani dhe funksionaret e tjerë.