Shkup, 30 tetor – Klubi i boksit “Çair” në dy xhiro para fundit të kampionatit ka arritur të vulos titullin Kampion ekipor në Maqedoni edhe në Ligën për të rinjtë edhe për sendor. Skuadra nga Shkupi edhe në kuadër të xhiros së katërt që u mbajt në qytetin e Velesit, arriti pesë fitore dhe vetëm një humbje. Shpend Gafuri (-60) mposhti në raundin e dytë Todorovskin me nokaut, në raundin e parë fituan Elmedin Estrefi ndaj Ristov (-69kg) si dhe Nurishov ndaj (-56) Jasharov. Serinë e fitoreve me ndërprerje në raundin e dytë e vazhdoj edhe Lulzim Ismaili (69kg) dhe Alif Nasufi kundër Sulejman (75kg).
Pas përfundimit të meçeve kryetari dhe trajneri i klubit, Faton Salihu u shpreh i kënaqur me rezultatet e klubit të tij dhe me titullin e kampionit. “Përfundoi xhiroja e katërt e kampionatit ekipor të Maqedonisë në boks. Klubi i boksit ‘Çair’ me pesë fitore dhe një humbje me këto fitore e vulosim titullin kampion në Ligën e parë dhe Ligën për të rinj. Edhe pse kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundim, me pikë jemi shumë larg se të tjerët”, shkroi në profilin e tij në “Facebook”, Salihu. (B.K.)