Shkup, 7 dhjetor – Tradita e dekorimit apo stolisjes së qyteteve me rastin e nderimit të mot-moteve vazhdon edhe këtë vit. Komuna e Çairit për këtë qëllim si çdo vit edhe kësaj here planifikon të harxhojë mbi 1 milion e 200.000 denarë për të stolisur territorin, tha për Gazetën KOHA, Kushtrim Alla, zëdhënës i Komunës së Çairit. “Prej 20 deri më 23 do të fillojë dekorimi i territorit të Komunës tonë me rastin e Vitit të Ri. Për këtë qëllim janë ndarë 1 milion e 200 mijë denarë”, tha Alla. (koha.mk)