Shkup, 6 dhjetor – Meteorologët veç më kanë paralajmëruar ardhjen e vërtetë të dimrit, me reshje dëbore dhe rënie drastike temperaturash. Autoritetet komunale të Çairit po bëhen gati për menaxhimin e situatave të krizës si pastrimin e rrugëve nga reshjet edhe parandalimin e bllokimit të tyre, u shpreh mes tjerash për Gazetën KOHA, Kushtrim Alla, zëdhënës në Komunën e Çairit. “Për reshjet eventuale të dëborës jemi të përgatitur. Kemi realizuar procedurën e furnizimit publik për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve të territorit të Komunës tonë”, u shpreh Alla. (koha.mk)