Shkup, 25 dhjetor – Në një rrahje mes të rinjve është lënduar një djalë 17 vjeçar i cili menjëherë është dërguar në qendrën urgjente. Rrahja ka ndodhur në katin e dytë të autobusit, në momentin kur autobusi ka kaluar kah marketi Vero në Çair, njofton Koha.
Sipas informatave në të cilat erdhi Makfaks, bëhet fjalë për grindje për një femër.
Policia ende nuk ka konfirmuar ngjarjen.