Shkup, 16 maj – Komuna Çair dhe NP Higjiena Komunale me aksion për mbledhjen e mbeturinave të rënda deri ditën e Diel (20.05.2018), njofton Koha.
Komuna Çair njofton qytetarët se deri ditën e Diele (20.05.2018) në orët e mbrëmjes, NP Higjiena Komunale do të bëjë mbledhjen dhe largimin e mbeturinave të rënda (aparateve të vjetra nga teknika e bardhë, televizorë, mobile të vjetra, kauçuk etj).
Luten qytetarët që mbeturinat e rënda që i kanë destinuar për t’i hedhur ti vendosin pas shportave për mbeturina në lagjet e tyre në mënyrë që mbeturinat e rënda nuk do pengojnë lëvizjen e veturave dhe këmbësorëve që të mundet shpejt dhe në mënyrë efikase të njëjtat të mënjanohen nga ana e ekipeve operative.