16, tetor 2017 – Sipas të dhënave momentale në ueb faqen e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ) sec.mk, në Komunën e Çairit janë numëruar 1531 vota si të pavlefshme, njofton Koha.mk. Ndryshe, Komuna e Çairit ka gjithësej 57.767 qytetarë me të drejtë vote, prej tyre dje në votime kanë dalë 29.469 ose 52.83%. Sipas votave të numëruara deri tani, kryeson Visar Ganiu me 11.508 vota (39.05%), pason Zekirja Ibraimi me 9957 vota (33.79%). (koha.mk)