Një çarje në tokë dhjetë kilometra e gjatë dhe deri në njëzet metra të gjerë, në të ardhmen mund të ndajë Afrikën në dy.
Ky është alarmi i nisur nga gjeologët për ndarjen gjigande të hapur në jug-perëndim të Kenias, në Rift Valley.
Çarja u shkaktua nga shirat, përmbytjet dhe tërmetet që kanë goditur vendin për javë të tëra dhe kanë shtrirë linjën e prishjes që ndan kontinentin.
Sipas ekspertëve, ky fenomen është pjesë e proceseve gjeologjike normale në zonën që në hapësirën e miliona vjetëve mund të çojë në ndarjen e Cepit të Afrikës.
Thyerja e madhe, e cila u hap në qytetin e Narokut, shkatërroi disa ndërtesa dhe shkatërroi autostradën në Nairobi.
Rift Valley është prekur nga lëvizjet tektonike, të cilat shkaktojnë tërmete të shpeshta kryesisht për shkak të kontaktit ndërmjet pllakave të ndryshme afrikane, asaj indiane dhe asaj arabe. Trashësia e litosferës në zonë në fakt është reduktuar në vetëm 20 kilometra, rreth një e pesta e asaj të tokave të tjera që kanë dalë në mbarë botën.
Veprimi i shirave bëri pjesën tjetër, duke e rënduar situatën hidrogjeologjike.