Cagliari po bën një merkato të madhe, që ka rritur ambiciet dhe pretendimet e klubit sard. Me një mesfushë tashmë me emra të rëndësishëm si Nainggolan, Nandez dhe Rog, drejtuesit synojnë edhe një goditje finale në sulm për të kompletuar skuadrën.
Presidenti Giulini ka nisur bisedimet me Fiorentinën për sulmuesin Giovanni Simeone, i cili ka oferta të tjera, por te Cagliari i është garantuar edhe vendi i titullarit.
Fiorentina për momentin refuzon vetëm huazimin e 24-vjeçarit dhe kërkon të përfshihet edhe opsioni për blerjen në fund të sezonit për 15 milionë euro.