Cadillac XT6 i blinduar, vetura më e sigurt në botë

47

Kjo veturë e Cadillacut ka shtatë ulëse dhe madhësinë sa një Range Rover. Është modifikuar nga kompania AddArmor për t’u bërë vetura më e sigurt në botë. Specialistët për siguri dhe mbrojtje AddArmour thonë se XT6 i modifikuar është vetura më e sigurt në botë, edhe pse Nissan Juke ka fituar pesë yje si më e sigurta nga Euro NCAP, që është agjenci për vlerësimin e sigurisë së automjeteve.

Mirëpo XT6 ka një paketë sigurie që kushton 28,000 dollarë shtesë, për t’i mbrojtur pronarët nga kriminelët, terroristët, dhe sulmues tjerë, shkruan TopGear. Gjëja e parë është blindimi i jashtëm i veturës. Në vend të çelikut të zakonshëm, kompania ka përdorur panele të bëra posaçërisht e që mbrojnë kundër plumbave dhe zjarrit, të bëra nga materiale sintetike për të cilat thuhet se janë 60% më të lehta dhe 10 herë më të fuqishme se çeliku, transmeton KOHA.

Gjithashtu i ka ndërruar xhamat me aso kundër plumbave dhe ka vendosur goma të rrotës të cilat mund të shkojnë deri në 80 km në orë edhe nëse shpohen, dhe këto modifikime nuk i shtojnë veturës aq shumë peshë sa për të vështirësuar lëvizjen e saj. Cadillac XT6 ka motorin standard 3.6 litërsh V6 me 310 kuaj fuqi. Gjithashtu duket tërësisht standard nga jashtë, nuk bie fare në sy si veturë vërtetë e blinduar mirëpo për brenda është gati për më të keqen.

Comments are closed.