Çellopek, 24 vjeçari gjuan me kallashnikov pas një zënke me bashkëfshatarin e tij

123

24 vjeçari M.M. nga Çellopeku i Tetovës ka shtënë ndaj bashkëfshatarit të tij N.R. me kallashnikov, pas një zënke verbale që kanë pasur paraprakisht. Bëhet e ditur se të shtënat kanë qenë në ajër, prandaj edhe nuk ka pasur të lënduar, raporton TV21.

Rasti është paraqitur në policinë e Zherovjanit. Nëpunësit policorë menjëherë kanë dal në vendngjarje dhe kanë gjetur gëzhojë të kalibrit 7.62 mm të tipit AK47 dhe tre karikatorë. Në afërsi të vendit të ngjarjes policia ka gjetur edhe një çantë të zezë me marihuanë.

24 vjeçari me inicialet M.M është shoqëruar në stacionin policorë për hetime të mëtutjeshme si dhe kundër të njëjtit do të ngritët edhe padi penale.