Studentët kanë zhvilluar një teknologji bartëse, e cila synon të parandalojë sulmet seksuale. Jayun Patel ka dizajnuar një byzylyk që alarmon policinë nëse bartësi i saj do të sulmohet papritur. Byzylyku i mençur u dërgon autoriteteve koordinatat e vendit ku ndodhet personi i sulmuar.
Ekipi që ka krijuar byzylykun, profesor Ragib Hasan dhe studenti i tij Jayun Patel shpresojnë se pajisja mund të parandalojë sulmet seksuale, të cilat janë jashtëzakonisht të shpeshta në kampuset e kolegjeve në SHBA. Byzylyku i mençur posedon sensorin e presionit, GPS dhe mikrofonat. Sensorët i lejojnë byzylykut që të mbledhin të dhënat e aktiviteteve të përdoruesit dhe shenjave vitale në mënyrë të vazhdueshme.
Pajisja detekton ndryshimet në lëvizjet e rregullta të personit që e bart atë dhe nëse heton lëvizje të pazakonshme që mund të jenë indikator i ndonjë sulmi, atëherë i dërgon sinjalet në polici.