Shkup, 29 shtator – Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, koordinim me sektorë ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi sot e përsëriti qëndrimin e tij se gjatë punësimit duhet të dominojë profesionalizmi dhe cilësia, jo përkatësia etnike.
“Unë angazhohem për një ekonomi konkurruese, ndërsa në një ekonomi konkurruese nuk ka vend përveç aftësisë dhe profesionalizmit të njerëzve”, tha Bytyqi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth paralajmërimeve të zëvendëskryeministrit Artan Grubi për punësime mbi baza etnike në sektorin privat.
Bytyqi tha se si qeveri ata janë të hapur për çdo masë që do ta përmirësojë jetën e qytetarëve, por nëse për të, është arritur një konsensus shoqëror.