Bytyqi: Derisa zgjat kriza shëndetësore nuk mund të lejohet të punojnë restorantet për dasma

29

Shkup, 8 prill – Derisa zgjat kriza shëndetësore nuk mund të lejohet të punojnë restorantet për dasma. Vitin e kaluar i mbështetëm, por kemi një problem me ta, e ai është se nuk mund të ndahen nga të tjerët, sepse një numër i vogël i tyre janë kategorizuar sipas kategorisë së Ministrisë së Ekonomisë, theksoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

“Nuk mund të bëjmë lëshime që t’iu lejohet të punojnë derisa zgjat kriza shëndetësore. Do të bëjmë gjithçka që duhet që të hynë në sistem, të kategorizohen dhe të veprohet në mënyrë adekuate me to në programet e rregullta të Ministrisë së Ekonomisë dhe nëse ka nevojë edhe me masa shtesë. Ato janë një nga kategoritë, bashkë me disa të tjera, të cilat janë më të goditura në nivel botëror, për të cilat mendojmë se si t’i trajtojmë në mënyrë adekuate. Tani fokusi është te ata të cilët me vendim të Qeverisë iu ndaluam të punojmë gjatë këtyre dy javëve”, tha Bytyqi në përgjigjen e një pyetje në konferencën për media në Qeveri.

Ai theksoi se për të gjitha objektet hotelierike të cilat janë të mbyllura në këtë periudhë me vendim të Qeverisë do të vijojë mbështetje ekonomike dhe shtoi se Qeveria në disa raste zbatoi masa gjithëpërfshirëse, në të cilat, siç tha, restorantet për dasma ishin një nga grupet që ishin synim.

“Ato ishin një nga grupet që ishin synim kur e dhamë kredinë pa interes KOVID 1 e cila ishte e dedikuar vetëm për sektorin e hotelierisë. KOVID-4 të cilin e paralajmëruam në pakon e pestë të masave është gjithashtu për sektorin hotelierik ku mund të aplikojnë edhe restorantet për dasma dhe ku theksuam  se përveç kredi me 0 për qind interes do të ketë një pjesë të mjeteve të pakthyeshme nëse punojnë pozitivisht deri në fund të vitit. Në mënyrë shtesë vitin e kaluar me subvencionimin e pagave, si edhe këtë vit, ata pasi kanë rënie më të madhe të të ardhurave mbështeten më së shumti, sipas parimit të mbështetjes së përshkallëzuar për pagën minimale. Por, megjithatë e kuptojmë, më rëndë do të kthehen në ekonomi dhe mendojmë se si për ata, ashtu edhe për të tjerët të cilët janë të goditur t’i mbështesim me programe zhvillimore dhe këtë do ta bëjmë”, precizoi Bytyqi.