Byroja nacionale e sigurimeve publikoi të dhënat që kanë të bëjnë me tregun e sigurimeve në Maqedoni për tre tremujorët e parë të vitit 2020. Sipas raportit, krahasuar me periudhën raportuese të vitit të kaluar 2019, BPP-ja e përgjithshme për herë të parë pas rritjes shumëvjeçare është në rënie (-5,22%) dhe është 7,52 miliardë denarë. Duke parë sipas sektorëve, sigurimi jojetësor ka rënie prej 5,39%, gjegjësisht premia është ulur nga 6,70 miliardë denarë në 6,43 miliardë denarë. Sigurimi jetësor gjithashtu është në tendencë të rënies (-4,29%) q[ ka sjellë ulje të BPP-së prej 1,24 miliardë denarë në 1,18 miliardë denarë. Në sigurimin jojetësor rënie të BPP-së ka thuajse në të gjitha klasat: АО (-11,51%), sigurimi kasko i makinave (-2,63%), ndërsa më së shumti tek ndihma turistike (-66,34%). I vetmi që ka rritje është sigurimi i pronës që ka bërë një kërcim prej 11,87%.
Radhitja sipas BPP-së së përgjithshme të kompanive nuk ka shënuar ndryshime shumë të mëdha në krahasim me periudhën raportuese të vitit të kaluar dhe në domenin për sigurimin jojetësor (“Trigllav”), si dhe tek sigurimi jetësor (“Kroacia”). Nga treguesit për suksesin në punën e shoqërive të sigurimeve, vlen të përmendet se gjatë kësaj periudhe “UNIQA” është kompania e vetme në tregun e sigurimeve në Maqedoni që ka rritje të premisë edhe në polisat për sigurim jojetësor edhe në marrëveshjet për sigurim jetësor. Puna e përkushtuar e menaxhmentit të kompanisë, të udhëhequr nga Driton Azizi, nënkupton jo vetëm menaxhim me sukses të krizës me Kovid, por edhe realizim të ambicieve të UNIQA që të bëhet një kompani udhëheqëse në tregun e sigurimeve në Maqedoni. Konfirmim për këtë janë realizimet e shoqërisë austriake të sigurimeve në klasën më të vlefshme, e cila ka realizuar numrin më të madh të marrëveshjeve dhe premive, klasa 10 – sigurim të përgjegjësisë nga drejtimi i makinave. Përmes 69.665 polisave të dhëna (para Trigllav me 61.325 dhe Osiguritelna Polisa me 52.106) për përgjegjësi automobilistike dhe karton të gjelbër është bërë polisa e premisë më të madhe bruto prej 381,3 milionë denarë (para Trigllav me 359,8 milionë denarë dhe Hallk me 302,2 milionë denarë). UNIQA së bashku me Kroacia janë liderë edhe në sektorin jetësor sipas numrit të marrëveshjeve të lidhura dhe janë të vetmit që kanë kaluar numrin prej 5.000 polisave për sigurim jetësor (5.746 dhe përkatësisht 5.925).
Deri në fund të muajit shtator janë paguar gjithsej 47.992 dëme (9М2019: 51.600) me 2,76 miliardë denarë bruto dëme. Prej tyre, 2,47 miliardë denarë janë paguar të polisave të sigurimit jojetësor (-9,20%), ndërsa 290 milionë denarë janë paguar për të siguruarit me polisa për sigurim jetësor (15,39%).
Kanali dominues për distribuimin e polisave, edhe pse përqindja e tij është në rënie, mbetet të jetë shitja e drejtpërdrejtë. Në këtë mënyrë janë lëshuar 48,93% (9М2019: 53,31%) e polisave. Të dytët për nga madhësia janë shoqëritë brokere (28,43%), para agjentëve të sigurimeve (11,99%).