Buzmi është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks

Shkup, 4 janar – Në pajtim me Ligjin për festat në RMV (“Gazeta zyrtare e RMV-së”, nr.21/98 dhe 18/07), 6 janari 2022 (e enjte), Buzmi, një ditë para Krishtlindjes, është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS).

Nga MPPS ua urojnë Buzmin qytetarëve të besimit ortodoks.