Buzëqesh Zidane, përshpejtohet rikuperimi i Hazard

Dëmtimi i Eden Hazard është më i lehtë nga sa parashikohej fillimisht. Edhe pse u mendua se sulmuesi belg do të mungonte rreth 1 muaj, kontrollet e fundit mjekësore kanë zbuluar se Hazard do të qëndrojë edhe vetëm 1 javë tjetër pushim për t’u vënë në dispozicion të Zidane në fillim të javës së ardhshme. Belgu pritet të jetë i gatshëm për takimin e javës së 3-të të La Ligas që Reali do të ketë ndaj Villarealit.